Sport

Golat dhe performanca e Brojës nuk impresionon Rejën: Duhet të ndryshojë sjellje

16 Dhjetor 2021, 21:25 Nga DOSJA
Golat dhe performanca e Brojës nuk impresionon Rejën: Duhet të

SHQIPËRI– Armando Broja po kalon një moment fantastik në Premier League. Futbollisti i Southampton ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje si titullar këtë sezon në Premier League. Asnjë lojtar nën moshën 20 vjeç nuk ka shënuar kaq shumë,megjithatë kjo statistikë nuk e ka mahnitur trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja.

Tekniku italian theksoi se lojtari duhej të mendonte të ndryshonte mënyrën e lojës nëse dëshironte një vend në rreshtim.“Broja nuk ka pasur sjellje shumë pozitive së fundmi, për dëmtime apo për mënyrën e sjelljes.
Për potencial mund të jetë shumë i vlefshëm por duhet të përmirësohet shumë në sjellje.

Unë i pres të gjithë, i kam krahët e hapur dhe i përqafoj të gjithë, nuk përjashtoj asnjë. Por sjelljen dhe punën për ekipin duhet ta bëjnë të gjithë. Ka dy faza, kur ke apo jo topin, unë dua lojtarë që interpretojnë njëlloj të dy fazat dhe lojtarët e dinë mentalitetin tim. Kush nuk punon për ekipin nuk mund të bëhet pjesë e këtij grupi”, u shpreh Reja.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport broja reja shqiperia broja reja shqiperia

Sondazh

Poll