Sport

Alarm në Seria A! Salernitana në prag të përjashtimit. Çfarë do të ndodhë më tej…?

16 Dhjetor 2021, 15:33 Nga DOSJA
Alarm në Seria A! Salernitana në prag të përjashtimit.

ITALI – Salernitana ka afat deri më 31 dhjetor, për të paraqitur oferta të pranueshme në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) për të vazhduar Serinë A 2021/22.

Kushti është, që ‘pronarët e rinj’ duhet të jenë njerëz të shkëputur nga ish-pronari Claudio Lotito (president i Lazios), të gatshëm për të marrë përsipër aktivitetin e klubit nga Kampanja. Por çfarë do të ndodhte nëse kjo situatë nuk do të zgjidhet?

Rruga më logjike, në rast të përjashtimit të Salernitanas, është ruajtja e numrit të 19 klubeve në Serinë A dhe shtimi automatik i tre pikëve për secilën skuadër (një lloj fitoreje në tavolinë për fazën e dytë), duke ruajtur kështu rezultatet e fazës së parë. Alternativa e dytë do të ishte mbajtja e Salernitanës në mënyrë të jashtëzakonshme në Serinë A deri në fund të kampionatit.

Po ata, të cilëve Salernitana u ka marrë pikë? Salernitana deri më tani ka fituar 8 pikë në renditje: këto janë rezultat i dy fitoreve () dhe dy barazimeve (kundër Veronës dhe Cagliarit). Skuadrat e sipërpërmendura, pra, në rast përjashtimi të klubit nga Kampanja nga Seria A, do të ishin të vetmet që do të kishin humbur 3 ose 2 pikë gjatë rrugës, në varësi të rezultatit.

Po çfarë do të ndodhë deri më 31 dhjetor? Deri më sot, asnjë nga ofertat e marra për blerjen e U.S. Salernitana 2021 nuk është e pranueshme, në përputhje me aktin “Trust Salernitana 2021”, pasi ofertuesit nuk ka demonstruar ekzistencën e kërkesave të duhura ekonomike, kapitale dhe financiare, për të përfunduar transaksionin.

Megjithatë, administratorët e besuar të klubit vazhdojnë punën dhe mund të sigurojnë vazhdimësinë në mandatin e tyre deri në përfundim të sezonit, nëse do të bihet dakord me FIGC.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 'pronarët e rinj' duhet të jenë njerëz të shkëputur nga ish-pronari claudio lotito (president i lazios) kalendari i seria a kundër genovas dhe venecias kundër veronës dhe cagliarit oferta të pranueshme në federatën italiane salernitana ka afat deri më 31 dhjetor 'pronarët e rinj' duhet të jenë njerëz të shkëputur nga ish-pronari claudio lotito (president i lazios) kalendari i seria a kundër genovas dhe venecias kundër veronës dhe cagliarit oferta të pranueshme në federatën italiane salernitana ka afat deri më 31 dhjetor

Sondazh

Poll