Sport

Mercedes heq dorë nga apelimi, uron zyrtarisht Verstappen dhe Red Bull, por…

16 Dhjetor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Mercedes heq dorë nga apelimi, uron zyrtarisht Verstappen dhe Red Bull,

ZVICER – Katër ditë pas epilogut botëror, Mercedes ka folur. E bën këtë pas mbledhjes së Këshillit Botëror të Motorsportit të FIA-s, për një ekzaminim të fakteve që vendosën kampionatin në Abu Dhabi. Ajo ka shprehur qëndrimin e saj nëpërmjet një deklarate për shtyp, ditën kur skadon mundësia për të ankimuar vendimet e bordit të komisionerëve në Yas Marina.

“Ne u larguam nga Abu Dhabi me mosbesim për atë që sapo kishim parë. Është e qartë se është pjesë e lojës të humbasësh një garë, por është diçka ndryshe kur humbet besim në gara. Gjithmonë na ka prekur dashuria për këtë sport dhe besojmë se çdo garë duhet fituar me meritë. Gara e së dielës së kaluar la shumë njerëz, përfshirë edhe ne, me idenë se mënyra se si u zhvilluan gjërat nuk ishte e saktë.

Ne kemi bërë një apel në interes të barazisë sportive dhe, që atëherë, kemi qenë në dialog konstruktiv me FIA ​​dhe Formula 1 për të krijuar qartësi për të ardhmen, në mënyrë që të gjithë garuesit të dinë rregullat sipas të cilave ata konkurrojnë dhe si zbatohen.

Ekipi Mercedes-AMG Petronas do të punojë në mënyrë aktive me këtë komision për të ndërtuar një Formula 1 më të mirë, për çdo ekip dhe çdo tifoz që e do sportin po aq sa ne. Ne do të mbajmë FIA-n përgjegjëse për këtë proces dhe për këtë arsye , ne tërheqim apelin tone,”– thuhet ndër të tjera në reagimin e Mercedes.

Njoftimi mbërrin në ditën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve për kampionët e FIA-s, mbrëmje që do të mbahet me fillim nga ora 19:00 dhe ku Max Verstappen do të kurorëzohet kampion bote për pilotët dhe Mercedes për kontruktorët.

Më pas, një urim publik “institucional” vjen nga Mercedes, me shënimin: “Për Max Verstappen dhe Red Bull Racing: duam të shprehim respektin tonë të sinqertë për rezultatet e këtij sezoni. Ju e keni bërë luftën për kampionatin vërtetë epike.

Max, urime për ty dhe gjithë ekipin tënd. Mezi presim t’ju sfidojmë në pistë vitin e ardhshëm. Së fundmi, edhe nëse kampionati botëror i pilotëve nuk do të përfundonte siç do të kishim shpresuar, ne nuk mund të jemi më krenarë për ekipin tonë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport formula 1 për sezonin 2021 kampionatin në abu dhabi lewis hamilton dhe mercedes maks verstapen të red bull mercedes ka folur miku i legjendes se formula 1 formula 1 për sezonin 2021 kampionatin në abu dhabi lewis hamilton dhe mercedes maks verstapen të red bull mercedes ka folur miku i legjendes se formula 1

Sondazh

Poll