Sport

PLAS VIRUSI TE REAL MADRID/ Mbyllet qendra sportive, pesë raste me COVID-19

16 Dhjetor 2021, 19:33 Nga DOSJA
PLAS VIRUSI TE REAL MADRID/ Mbyllet qendra sportive, pesë raste me COVID-19

MADRID-Çështja e COVID-19 te Real Madrid po fillon të bëhet gjithnjë e më serioze. Në fakt, në skuadrën spanjolle janë shtuar infeksionet me pesë pozitivë të rinj, një shpërthim që ka mbyllur qendrën sportive Valdebebas.

Siç njofton klubi në faqen zyrtare, lojtarët e tjerë që janë infektuar janë Marco Asensio, Gareth Bale, Rodrygo dhe Andry Lunin. Përveç këtyre, megjithatë, është edhe djali i Carlo Ancelottit, Davide, bashkëpunëtor i tij.

Para disa ditëshj rezultuan pozitivë Luka Modric dhe Marcelo, të cilët u vendosën menjëherë në karantinë. E gjithë liga spanjolle është trembur sepse ky nuk është rasti i parë pozitiv me Covid. Në La Liga, Valencia regjistroi gjithashtu katër të infektuar, duke rritur shqetësimet në klub.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport asensio real madrid asensio real madrid

Sondazh

Poll