Sport

Shorti i Nations League/ Shqipëria njeh kundërshtarët, Kosova nuk i ndahet Greqisë

16 Dhjetor 2021, 18:42 Nga DOSJA
Shorti i Nations League/ Shqipëria njeh kundërshtarët, Kosova nuk

EUROPË-Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e grupeve të Nations League. Edicioni i tretë për përfaqësueset.Pasi garoi në Ligën C dy edicionet e para të Nations League, Kombëtarja Shqiptare ia doli të sigurojë ngjitjen në Ligën B, teksa pasditen e sotme njohu edhe kundërshtarët me të cilët do të përballet në këtë kompeticion.

Shorti i vuri kuqezinjtë në Grupin 2, bashkë me skuadra si Izraeli, Rusia dhe Islanda. Interesant është fakti që Izraeli ka qenë në të njëjtin grup me kuqezinjtë edhe në edicionin e parë të Nations League, kur trajner ishte Giani De Biasi. Fushata eliminatore fillon në muajin qershor dhe do të përmbyllet në muajin shtator 2022 për shkak të ndeshjeve finale të Kampionatit Botëror “Katar 2022” që do të luhen në nëntor.

Ndeshja e parë: 2-4 qershor 2022
Ndeshja e dytë: 5-8 qershor 2022
Ndeshja e tretë: 9-11 qershor 2022
Ndeshja e katërt: 12-14 qershor 2022
Ndeshja e pestë: 22-24 shtator 2022
Ndeshja e gjashtë: 25-27 shtator 2022

Liga A
Grupi 1: Francë, Danimarkë, Kroaci, Austri.

Grupi 2: Spanjë, Portugali, Zvicër, Çeki.

Grupi 3: Itali, Gjermani, Angli, Hungari.

Grupi 4: Belgjikë, Holandë, Poloni, Uells.

Liga B
Grupi 1: Armenia, Irlandë, Skoci, Ukraina

Grupi 2: Shqipëria, Izrael, Rusi, Islandë

Grupi 3: Mali i Zi, Rumani, Finlandë, Bosnjë & Hercegovinë

Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegji, Suedi

Liga C
Grupi 1: Ishujt Faroe, Lituani, Luksemburg, Turqi

Grupi 2: Qipro/Estoni, Kosova, Greqi, Irlanda e Veriut

Grupi 3: Kazakistan/Moldavi, Azerbajxhan, Bjellorusi, Sllovaki

Grupi 4: Gjibraltar, Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Bullgari

Liga D
Grupi 1: Letonia, Andorra, Kazakistan/Moldavi, Lihtenshtejn.

Grupi 2: San Marino, Qipro/Estonia, Malta.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport liga e kombeve nations league liga e kombeve nations league

Sondazh

Poll