Sport

Gabimi në shortin Champions League, presidenti Ceferin kërkon falje…

16 Dhjetor 2021, 16:39 Nga DOSJA
Gabimi në shortin Champions League, presidenti Ceferin kërkon

ZVICER – “I kërkojmë falje të gjithëve. Nuk ishte një gabim njerëzor, por i UEFA-s”. Aleksander Ceferin, ka folur për herë të parë për atë që ndodhi të hënën e kaluar në Nyon, gjatë hedhjes së shorteve për fazën e 1/16-tave të Champions League.

“Ne vareni shumë nga teknologjia dhe ndoshta duhet të jemi më pak të varur prej saj”,- shtoi numri një në futbollin europian gjatë një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

“Ne morëm informacionin se diçka nuk shkonte me softuerin, pata një bisedë telefonike me punonjësit IT dhe ata na thanë të vazhdonim me shortin, sepse nuk mund të parashikonin se kur do të ndodhte gabimi. Ne duam të jemi transparentë me të gjithë. Është shumë herët për të kuptuar se cilat janë pasojat”.

Presidenti i UEFA-s më pas bëri një bilanc të punës së bërë në vitet e fundit. “Ishte një periudhë e vështirë, me shumë sfida, ne po përballemi me problemet e pandemisë prej dy vitesh. Jam shumë krenar për futbollin europian, për tifozët, për mediat, për të gjithë faniljen e futbollit.

Për “fair-play” financiar kam folur me ligat spanjolle, angleze dhe gjermane. Të gjitha palët janë shumë të interesuara dhe të bashkuara për ndryshimin. Duhet të përshtatemi me kohët e reja dhe jam optimist për marrëveshjet që do të arrijmë sepse është diçka e rëndësishme për të gjithë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aleksandër čeferin champions league europa league duam të jemi transparentë me të gjithë eliminatore të champions league krahas shortit për në 1/16-tat e champions league dhe europa laugue nuk ishte një gabim njerëzor aleksandër čeferin champions league europa league duam të jemi transparentë me të gjithë eliminatore të champions league krahas shortit për në 1/16-tat e champions league dhe europa laugue nuk ishte një gabim njerëzor

Sondazh

Poll