Sport

Largim “rrufe” nga Napoli/ Shkoi në Greqi për rikuperim, përfundon te Olympiacos

16 Dhjetor 2021, 19:58 Nga DOSJA
Largim “rrufe” nga Napoli/ Shkoi në Greqi për rikuperim,

GREQI-Ato 12 minuta të luajtura kundër Leicesterit në Europa League më datë 9 dhjetor do të ishte fundi i rrugëtimit për Kostas Manolas me fanellën e Napolit. Një lamtumirë e papritur, që nisi në aeoroport kur lojtari u nis drejt Greqisë.

Një udhëtim i autorizuar për “arsye personale” por përfundoi te Olympiacos ku luajti në vitet 2012-2014. Klubi dhe veçanërisht tifozët e pritën me krahë hapur dhe ai nuk ngurroi të pozonte me shallin bardhë e kuq duke kërcyer së bashku me tifozët që kishin dalë për të . Shuma e blerjes është rreth tre milionë plus një bonus.

Fjalët e para të Manolas

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Manolas shpreh gjithë gëzimin për rikthimin në Greqi: “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në skuadrën e zemrës sime! Dua të falënderoj presidentin e ekipit, zotin Vangelis Marinakis dhe njerëzit e Olympiacos për dashurinë dhe mirëpritjen. Unë premtoj se do të jap shpirtin tim për t’ju përgjigjur! Rroftë Olympiacos! “.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manolas napoli olympiacos manolas napoli olympiacos

Sondazh

Poll