Sport

Nations League/ Objektivi dhe batuta me Rejën, Duka flet për shortin e tregon…

16 Dhjetor 2021, 18:53 Nga DOSJA
Nations League/ Objektivi dhe batuta me Rejën, Duka flet për shortin e

NYON-Presidenti i Federatës së Futbollit ka komentuar shortin e Nations League, ku Shqipëria do të luajë kundër Rusisë, Izraelit dhe Islandës. Armando Duka është optimist se skuadra mund të arrijë rezultate të mira dhe deklaron se Shqipëria synon vendin e dytë në grup.

SHORTI-Shorti ishte i kënaqshëm, nuk ishte negativ me ekipin tonë. Nga skuadrat që kishim në grup, pak a shumë këto janë skuadrat që dëshironim. Kemi luajtur më parë me këto skuadra dhe i kemi mundur, prandaj mund të bëjmë rezultate pozitive.

LARGËSIA-E vetmja gjë e keqe është fakti që janë vende larg gjeografikisht dhe fakti që do të luajmë disa ndeshje rresht në qershor. Gjërat duhet ti bëjmë në fushë dhe jo në letër, na pret një grup më i vështirë dhe kërkohet më shumë impenjim dhe cilësi. I shoh të gjitha rezultatet e mundshme kundër të treja skuadrave, si në shtëpi edhe në transfertë.

OBJEKTIVI-Uroj që në atë periudhë të vitit të kemi edhe praninë e tifozëve në stadium. Si dhe që lojtarët tonë të jenë në formë, sepse është një periudhë ku përfundojnë kampionatet. Objektivi i Shqipërisë është vendi i dytë në grup.

BATUTA-Në fillim u duk mirë e pastaj filluam të mendojmë gjërat negative. Të njëjtat gjë i thashë edhe trajnerit, që kemi fituar kundër të gjithëve por kemi pasur trajnerë të mirë. Tani të shohim sa i mirë je ti”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport armand duka nations league shqiperia armand duka nations league shqiperia

Sondazh

Poll