Sport

Dhuna në Ligue 1/ Franca ashpërson rregullat në stadium, ja vendimet ekstreme

16 Dhjetor 2021, 12:41 Nga DOSJA
Dhuna në Ligue 1/ Franca ashpërson rregullat në stadium, ja

FRANCË-Një ndeshje e Ligue 1 ose Ligue 2 do të ndërpritet nëse një lojtar ose arbitër dëmtohet nga një objekt i hedhur nga tribuna. Këtë e ka bërë të ditur qeveria e Parisit pas një takimi me drejtuesit e futbollit francez pas valës së dhunës në stadiume, e cila kulmoi me pushtimin e fushës në Nice-Marseille.

Në rast aksidentesh dhe përplasjesh në një stadium, një njësi e krizës – e cila nuk përfshin presidentët e klubeve në fjalë – do të duhet të vendosë brenda 30 minutave nëse do të vazhdojë ose jo ndeshjen.

Në takimin e mëngjesit të sotëm, në të cilin Gérald Darmanin , Ministrja e Brendshme, Roxana Maracinean ,Ministrja e Sporteve dhe Éric Dupond-Moretti , e Drejtësisë, kanë vendosur ndalimin e shitjes dhe futjes së shisheve plastike brenda fushave të futbollit “jo më vonë se 1 korriku 2022”. Edhe hyrja me fishekzjarre do të sanksionohet dhe përgjegjësit do të gjobiten financiare ose gjoba më të rënda .

 E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport france ligue 1 nice france ligue 1 nice

Sondazh

Poll