Aktualitet

Në hotel me 2 djem dhe 1 transgjinore! I riu u plagos me armë, arrestohet 32-vjeçari

16 Dhjetor 2021, 11:05 Nga DOSJA
Në hotel me 2 djem dhe 1 transgjinore! I riu u plagos me armë,

DURRËS– Tefik Shehu, 32-vjeçari i dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës është vënë në pranga ditën e sotme. Policia informon se 32-vjeçari është dënuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 20-vjeçari, Arni Sulejmani.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Tefik Shehu., 32 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 10.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burrg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar, Arni Sulejmani.

Plagosja ka ndodhur më datë 9 dhjetor, brenda një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë. Brenda dhomës së hotelit ishin tre djem dhe një vajzë transgjinore. Ende nuk dihen arsyet se përse ka nisur konflikti, mirëpo në një moment, 26-vjeçari Markeljan Beqiri ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka plagosur shokun e tij 20-vjeçar Arni Sulejmani. Ky i fundit në dëshminë e tij pretendon se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa ndodhet ende në spital duke u kuruar për plagën e marrë në krah.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arni sulejmani plagosje brenda hotelit ne durres tefik shehu arni sulejmani plagosje brenda hotelit ne durres tefik shehu

Sondazh

Poll