Aktualitet

Vajza e fermerit: Xhaxhi Edi kur ti blesh Zahos dhuratë, mendo për ne, s’kemi para

16 Dhjetor 2021, 11:44 Nga DOSJA
Vajza e fermerit: Xhaxhi Edi kur ti blesh Zahos dhuratë, mendo për ne,

FIER– Fermerët në qytetin e Fierit dolën ditën e sotme në një protestë për shkak të përmbytjeve që janë shkaktuar në zonë pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati. Protesta e tyre po zhvillohet në autostradën Levan-Tepelenë, ku shtrihen serat e fshatrave që tokat bujqësore i kanë të kthyera në sera me prodhim te luleshtrydhes.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim pasi shprehen se nga përmbytjet janë shkaktuar dëme të mëdha për fermerët e luleshtrydhes në Kafaraj të Njësisë Administrative, Frakull.

Në mesi e tyre ishte dhe një vogëlushe, e cila u soll në protestë nga prindërit e saj. Thirrja e vetme e saj ishte për kryeministrin Rama, që kur të blejë dhurata për Zahon, të mendojë dhe për fëmijët e tjerët që nuk kanë para.

Xhaxhi Edi Rama kur të shkosh t’i blesh djalit tënd Zahos dhuratë për Vitin e Ri mendo edhe për të gjithë fëmijët dhe baballarët që nuk kanë lekë të blejnë dhurata”,- thotë vogëlushja.

Pjese e protestës së sotme ishin dhe përfaqësues Sindikatës së Bashkuar të Fermerëve të cilët sot kishin takim me kryeministrin Edi Rama, takimi i cili është shtyrë për një ditë tjetër.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama fier proteste ne fier thirrja e vajzes per ramen edi rama fier proteste ne fier thirrja e vajzes per ramen

Sondazh

Poll