Aktualitet

Plagosje e rëndë në Vlorë! 52-vjeçari godet me mjete të forta të moshuarin

16 Dhjetor 2021, 11:37 Nga DOSJA
Plagosje e rëndë në Vlorë! 52-vjeçari godet me mjete

VLORË– Një plagosje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kocul, në Vlorë. Dosja.al mëson se të përfshirë në ngjarje kanë qënë dy bashkëfshatar. Personi me inicialet J.M, 52-vjeç ka goditur me mjete të forta personin me inicialet A.Ç, 60-vjeç. Ky i fundit ka marrë dëmtime të shumta në trup ndërsa autori i ngjarjes është vënë në pranga. Ende nuk dihen detaje të mëtejshme për ngjarjen në fjalë dhe arsyeja se përse ka nisur konflikti ndaj tyre. Policia ka nisur hetimet për ngjarjet ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rendë me dashje”, shtetasin J. M., 52 vjeç, banues në fshatin Kocul, pasi ka goditur me mjete të forta, shtetasin A. Ç., 60 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne vlore vlore plagosje ne vlore vlore

Sondazh

Poll