Aktualitet

Dhunohen punonjësit e policisë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari, kërkohet miku

16 Dhjetor 2021, 11:03 Nga DOSJA
Dhunohen punonjësit e policisë në Tiranë, arrestohet

TIRANË– Punonjësit e policisë janë dhunuar nga dy persona në Tiranë. Policia informon se në pranga ka rënë 37-vjeçari me inicialet XH.M ndërsa në kërkim është shpallur personi me inicialet F.XH. Këto dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën ‘Budi’ kanë kundërshtuar punonjësit e policisë në momentin që iu është bërë e ditur kontrolli fizik. Më pas të rinjtë kanë ushtruar dhunë ndaj policëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 37 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin F. (Xh). L., pasi në rrugën “Budi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për ushtrimin e kontrollit fizik, duke ushtruar dhunë ndaj tyre.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane dhune ndaj policisë policia tirane tirane arrestim ne tirane dhune ndaj policisë policia tirane tirane

Sondazh

Poll