Aktualitet

Aksident në Tiranë! Përplasen dy mjete, lëndohen 4 persona, dërgohen në spital

16 Dhjetor 2021, 10:46 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë! Përplasen dy mjete, lëndohen 4 persona,

TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 11:00, në afërsi të ‘Universitetit të Sporteve’ në Tiranë. Drejtuesi i mjetit me inicialet G.K, është përplasur me një mjet tjetër. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, të gjithë të moshave të reja të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. ‘JOQ’ ka ndarë pamjet e aksidentit, ku shihet i riu i cili shkelmon me këmbë një nga mjetet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 16.12.2021, rreth orës 11:00, në afërsi të “Universitetit të Sporteve”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin G. K., me mjetin me drejtues shtetasin E. B. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e mjeteve, shtetasja E. P., 18 vjeçe; D. D., 19 vjeç; G. T., 19 vjeç dhe kembësorja shtetasja A. B., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll