Aktualitet

34-vjeçarja denoncon burrin e humbur në Tiranë: Ka dy ditë që s’ka ardhur në shtëpi

16 Dhjetor 2021, 11:02 Nga DOSJA
34-vjeçarja denoncon burrin e humbur në Tiranë: Ka dy ditë

TIRANË – Një 34-vjeçare ka denoncuar në Polici humbjen e bashkëshortit të saj, i cili sipas denoncueses ka dalë nga shtëpia në datë 13 dhjetor, por që prej atij momenti nuk është kthyer më në banesë dhe nuk ka asnjë informacion prej tij. Denoncimi i 34-vjeçares E.G. është bërë ditën e djeshme në Policinë e Tiranës, ndërsa kjo e fundit sapo ka marrë njoftimin është vënë në lëvizje për të gjetur personin e humbur.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Më datë 15.12.2021, shtetasja E. G., 34 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 13.12.2021, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi D. K., 34 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi ne polici policia e tiranes denoncimi ne polici policia e tiranes

Sondazh

Poll