Aktualitet

Mjeku Alimehmeti publikon studimin: Imuniteti natyral është më i fortë se vaksinat

16 Dhjetor 2021, 11:23 Nga DOSJA
Mjeku Alimehmeti publikon studimin: Imuniteti natyral është më i

TIRANË – Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar ditën e sotme një studim në Çeki lidhur me imunitetin natyral ndaj virusit COVID dhe vaksinave ku në përfundim ka dalë së imuniteti natyral është më i fuqishëm.

Ai shkruan në Facebook se një tjetër studim madhor konfirmon efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar COVID-19 dhe nga skema e vaksinimit. Të dhënat e prepublikuara më datë 12 Dhjetor 2021 janë përftuar nga të dhënat zyrtare të mbikqyryra nga: Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Informacionit dhe Statistikave Shëndetësore dhe  Akademia e Shkencave çeke.-
Në studim është hulumtuar e gjihë popullata çeke e vaksinua apo që ka kaluar covid dhe nuk është vaksinuar. 

Nga popullata totale prej 10.701.077 e Republikës Çeke, deri më 20 Nëntor 2021 6.287.356 individë janë të vaksinuar dhe 1.996.080 individë e kanë kaluar virusin më parë. Përsa i përket efektivitetit të vaksinave kundër infektimit  vaksina Pfizer është 87% efektive pas 0-2 muajsh nga doza e dytë; 53% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë dhe 92% pas dozës së tretë. AstraZeneca është 83% efektive pas 0-2 muajsh nga doza e dytë; 55% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë dhe 92% pas dozës së tretë (Pfizer). Kurse efektiviteti i imunitetit natyror kundër infektimit qëndron efektiv  97% pas 2 muajsh nga infektimi, 90% pas 6 muajsh nga infektimi, 83% pas 12 muajsh nga infektimi, dhe 72% pas 18 muajsh nga infektimi.  Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket infektimit të thjeshtë.

Studimi ka parë edhe ektivitetin e vaksinave kundër shtrimit në spital dhe vdekjes ku Pfizer është 92% efektive pas 0-2 muajsh nga doza e dytë, 83% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë, dhe  97% pas dozës së tretë (Pfizer).  AstraZeneca ëhstë  93% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,  82% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë, dhe 97% pas dozës së tretë (Pfizer).
Kurse efektiviteti i imunitetit natyror kundër shtrimit në spital dhe vdekjes tregon se 12.894 individë ndër 1.996.080 janë reinfektuar, pra vetëm 0.65% e personave janë reinfektuar. Ai tregon 100% efektivitet kundër shtrimit në spital dhe vdekjes Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve!

Autorët dalin në përfundimet se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre tregojnë: Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin, rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë dhe se muniteti natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit.

Postimi i plotë:

“Vëzhgoje thellë natyrën dhe do të kuptosh çdo gjë më mirë” Cit.: Albert Einstein. Miqtë e mi, një tjetër studim madhor konfirmon efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar COVID-19 dhe nga skema e vaksinimit!  Të dhënat e prepublikuara më datë 12 Dhjetor 2021 janë përftuar nga të dhënat zyrtare të mbikqyryra nga autoritetet më të zyrtare të Republikës Çeke:  Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Informacionit dhe Statistikave Shëndetësore. Akademia e Shkencave Në studim është hulumtuar E GJITHË POPULLATA ÇEKE E VAKSINUAR APO QË KA KALUAR INFEKSIONIN DHE NUK ËSHTË VAKSINUAR. Nga popullata totale prej 10.701.077 e Republikës Çeke, deri më 20 Nëntor 2021:  6.287.356 individë janë të vaksinuar, dhe  1.996.080 individë janë të infektuar më parë.  Efektiviteti i vaksinave kundër infektimit (PCR pozitive):  Pfizer (Cominarty):  87% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,  53% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,  92% pas dozës së tretë (Pfizer).  AstraZeneca (Vaxzevria) 83% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,  55% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,  92% pas dozës së tretë (Pfizer).  Efektiviteti i imunitetit natyror kundër infektimit (PCR pozitive):  97% pas 2 muajsh nga infektimi,  90% pas 6 muajsh nga infektimi,  83% pas 12 muajsh nga infektimi,  72% pas 18 muajsh nga infektimi.  Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket infektimit të thjeshtë (PCR pozitive)!  Efektiviteti i vaksinave kundër shtrimit në spital dhe vdekjes: Pfizer (Cominarty):  92% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,  83% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,  97% pas dozës së tretë (Pfizer). AstraZeneca (Vaxzevria)  93% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,  82% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,  97% pas dozës së tretë (Pfizer).  Efektiviteti i imunitetit natyror kundër shtrimit në spital dhe vdekjes: 12.894 individë ndër 1.996.080 janë reinfektuar,  pra vetëm 0.65% e personave janë reinfektuar,  100% efektiviteti kundër shtrimit në spital dhe vdekjes  (Tabela S6 tregon mungesë totale në kolonat e shtrimeve dhe të vdekjeve në rast reinfektimi)  Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve! Autorët dalin në përfundimet se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre tregojnë:  Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin.  Rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë.  Imunitet natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit.  Ky studim madhor në nivel kombëtar i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit.

(m.k/dosja.la)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid efekti i vaksinave ilir alimehmeti covid efekti i vaksinave ilir alimehmeti

Sondazh

Poll