Sport

Susie Wolff, shprehet se Lewis Hamiltonit i është ‘vjedhur’ fitorja në Abu Dhabi…

16 Dhjetor 2021, 11:26 Nga DOSJA

ANGLI – Nëse Toto Wolff, shefi i skuadrës Mercedes, ka qëndruar i heshtur që nga përfundimi i diskutueshëm i Grand Prix të Abu Dhabi të dielën, gruaja e tij, Susie, ka folur mëngjesin e kësaj të enjte, në rrjetet sociale.

“Ajo që ka ndodhur është gjithmonë e vështirë për t’u kuptuar dhe më lë me një ndjenjë shqetësimi, – shkruan ajo që është gjithashtu menaxhere e Venturi Racing në Formula E. – Ajo që më lë në rrëmujë të madhe nuk është humbja, sepse Max dhe Red Bull e meritojnë fitoren dhe ne kemi qenë gjithmonë të vetëdijshëm për këtë. Ajo që më shqetëson është mënyra se si u grabit Lewis.

Vendimi i vetëm njërit prej atyre, që qeverisin Formula 1 për të zbatuar një pikë rregulloreje në një mënyrë të paparë më parë, vendosi kampionin e botës. Rregullat janë rregullat, ato nuk mund të ndryshohen sipas dëshirës së një personi në fund të një gare.

Shpresoj që në mars të vitit të ardhshëm të kemi liderë që do të kenë shqetësime për integritetin dhe drejtësinë sportive, në mënyrë që të më bëjnë ta dua sërish F1”, përfundon ajo, duke aluduar për Michael Masi, drejtorin e garave të F1.

Të mërkurën, Këshilli Botëror i FIA-s vendosi për një hetim, për të kuptuar plotësisht ngjarjet e përfundimit të Grand Prix, që “aktualisht dëmtuan imazhin e kampionatit dhe festimin e pritshëm të titullit të parë botëror të pilotëve, nga Max Verstappen”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve të FIA-s zhvillohet mbrëmjen e kësaj të enjte në Paris. Mbetet të shihet nëse Mercedes do të jetë prezent…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport formula 1 për sezonin 2021 grand prix të abu dhabi ka folur mëngjesin e kësaj të enjte lewis hamilton me mclaren max dhe red bull e meritojnë fitoren miku i legjendes se formula 1 që qeverisin formula 1 shefi i skuadrës mercedes susie toto wolff formula 1 për sezonin 2021 grand prix të abu dhabi ka folur mëngjesin e kësaj të enjte lewis hamilton me mclaren max dhe red bull e meritojnë fitoren miku i legjendes se formula 1 që qeverisin formula 1 shefi i skuadrës mercedes susie toto wolff

Sondazh

Poll