Sport

Diego Maradona tashmë edhe në Aeroportin e Buenos Airesit

16 Dhjetor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Diego Maradona tashmë edhe në Aeroportin e Buenos Airesit

ARGJENTINE – Ka kaluar një vit nga ndarja nga jeta e një prej legjendave të futbollit argjentinas dhe botëror si Diego Maradona dhe ende vazhdojnë të bëhen respekte e vlerësime ndaj tij.

Një tjetër vepër madhështore për Pibe de Oro pak më shumë se një vit pas vdekjes së tij. Një statujë e Diego Armando Maradona, e bërë nga PET, u zbulua në aeroportin Ezeiza në Buenos Aires.

Fillimisht u zbulua në praninë e disa miqve të ngushtë, përfshirë vajzat Dalma dhe Giannina dhe ish-bashkëshorten Claudia Villafane, por më pas radha e të gjithë udhëtarëve që tani e tutje do të mund ta admirojnë në katin e parë të Terminalit A.

Ndërtimi i monumentit filloi me mbledhjen e imazheve të Diego-s në Kupën e Botës 1986, ndërsa dizajni u bë nga disa artistë dixhitalë duke përdorur softuer 3D. Statuja më në fund u ngjyros me bojë automobilistike për t’i dhënë asaj një prekje ‘metalike’.

B.T (Dosja.al) 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #buenosaires maradona statuja #buenosaires maradona statuja

Sondazh

Poll