Sport

Eriksen, CONI i jep fund karrierës së tij në Itali! Mesfushori largohet në janar

15 Dhjetor 2021, 17:47 Nga DOSJA
Eriksen, CONI i jep fund karrierës së tij në Itali! Mesfushori

ITALI-Christian Eriksen do të largohet zyrtarisht nga Interi, por jo nga futbolli. Ditët e ardhshme komiteti olimpik italian do të konfrimojë zyrtarisht se danezi nuk mund të luajë më në Itali.

Sipas rregullave të shtetit, në Itali nuk lejohet që futbollistët me probleme në zemër të luajnë me defribrilator. Tashmë mbetet në vullnetin e 29-vjeçarit përcaktimi i së ardhmes, pas asaj që i ndodhi më 12 qershor, gjatë Europianit, në ndeshjen ndaj Finlandës.

Prej kohësh skuadra e Odenses është interesuar për lojtarin, pa harruar edhe kampionatin holandez ku Eriksen shpërtheu me fanellën e Ajaxit. Natyrisht, do të zhvillohen teste të tjera kardiologjike për të vlerësuar përfundimisht nëse danezi mund ta vijojë pa probleme aktivitetin si futbollist profesionist.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport eriksen itali eriksen itali

Sondazh

Poll