Sport

Braziliani Richarlison dëmtohet, do të mungojë për disa javë. Benitez i shqetësuar

15 Dhjetor 2021, 06:30 Nga DOSJA
Braziliani Richarlison dëmtohet, do të mungojë për disa

ANGLI – Sulmuesi i kombëtares braziliane, Richarlison, që luan në radhët e Evertonit, do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë për të trajtuar një muskul të këputur në kofshë. 24-vjeçari u zëvendësua pak para përfundimit të ndeshjes të së dielës kundër Crystal Palace (1-3).

“Ai ka një problem muskulor”,- ka treguar Rafael Benitez, trajneri i tij pas ndeshjes.

Mirëpo ekzaminimet imazherike zbuluan një lezion. Richarlison ka shënuar tre gola këtë sezon në Champions. Autori i një fillimi shumë të mirë të sezonit, Everton tani po vuan: ndaj Palace, klubi tjetër i qytetit të Liverpool, pësoi humbjen e shtatë në nëntë ditët e fundit të Premier League.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport anulohet premiera prej koronavirusit champions dhe premier league kombëtares braziliane radhët e evertonit rafael benitez anulohet premiera prej koronavirusit champions dhe premier league kombëtares braziliane radhët e evertonit rafael benitez

Sondazh

Poll