Sport

VD/ Lamtumira e Kun me lot në sy: “Po largohem nga futbolli, shëndeti është i pari”

15 Dhjetor 2021, 11:55 Nga DOSJA
VD/ Lamtumira e Kun me lot në sy: “Po largohem nga futbolli,

SPANJE – Sergio Agüero largohet nga futbolli. Sulmuesi argjentinas e bëri të ditur këtë gjatë një konference për shtyp në ‘Camp Nou’:

“Kjo konferencë është për t’ju informuar se kam vendosur të largohem nga futbolli profesionist, – ishin fjalët e tij të para, i mbytur në lot. – Janë kohë shumë të vështira, por jam gjithashtu i lumtur për vendimin që kam marrë. Shëndeti im është i pari dhe pas problemit që pata një muaj e gjysmë më parë, mjekët më thanë se gjëja më e mirë ishte të mos luaja më”.

33-vjeçari nga Buenos Aires ka shënuar 385 gola në karrierë me fanellat e klubeve (Independiente, Atletico Madrid, Manchester City dhe Barcelona) dhe 42 të tjerë, teksa ka veshur uniformën e kombëtares së Argjentinës. Minutat e fundit të luajtura nga Agüero, para ndalimit të detyruar, ishin ato kundër Alavés më 30 tetorin e kaluar, ndërsa goli i tij i fundit daton në El Clasico, më 24 tetor, në ‘Camp Nou’, kundër Real Madridit.

“E mora këtë vendim dhjetë ditë më parë – shpjegoi Kun. – Bëra të pamundurën për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë prej saj. Jam shumë krenar për karrierën time, shumë i lumtur. Gjithmonë kam ëndërruar të luaja futboll, që kur isha 5 vjeç. Kur isha duke gjuajtur, ëndrra ime ishte të luaja në kategorinë e parë të Argjentinës, nuk e kisha menduar kurrë të mbërrija në Europë.

Falë Independientes, Atléticos, që vuri bast për mua kur isha 18 vjeç, per njerezit e Cityt, që e dinë se si ndihem për ta, kam lënë më të mirën atje dhe ata më trajtuan shumë mirë. Faleminderit edhe drejtuesve të Barçës, Joan që më kontaktuan. E dija që po vija në një nga klubet më të mira të botës dhe më trajtuan shumë mirë. Dhe së fundi falë kombëtares së Argjentinës, e cila është gjëja që dua më shumë, ata më duan dhe duan më të mirën për mua. Falë edhe gazetarëve, një kush më trajtoi mirë e kush jo. Falenderoj të gjithë tifozët e klubeve ku kam luajtur dhe nga të cilat ruaj gjërat e mira që kam përjetuar”.

“I have decided to stop playing football.”

@aguerosergiokun pic.twitter.com/kVpislPA9K

— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 15, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barazon barcelona ish-sulmuesi argjentinas manchester city si transferim i lirë sergio agüero largohet nga futbolli sulmuesi argjentinas barazon barcelona ish-sulmuesi argjentinas manchester city si transferim i lirë sergio agüero largohet nga futbolli sulmuesi argjentinas

Sondazh

Poll