Sport

Bielsa i zhgënjyer, nuk sheh ‘asgjë pozitive’ te Leeds, në humbjen ndaj Man.Cityt…

15 Dhjetor 2021, 11:18 Nga DOSJA
Bielsa i zhgënjyer, nuk sheh ‘asgjë pozitive’ te Leeds,

ANGLI – Përballë Manchester Cityt të Pep Guardiolës, Leeds nuk është dukur kurrë kaq i pafuqishëm, sa mbrëmjen e të martës. Në ndeshjen e javëss së 17-të të Premier League, City nuk i fali dhe nuk pati mëshirë për skuadrën e Marcelo Bielsas: përfundimi 7-0!

Në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, tekniku argjentinas u shpreh mjaft i sinqertë për paraqitjen e skuadrës së tij. “Nuk ka asgjë pozitive për të veçuar nga performanca jonë. Nuk gjej asgjë që mund të vlerësohet”,- deklaroi ai me maturi.

Marcelo Bielsa nuk ka mundur ta shpjegojë humbjen e skuadrës së tij. “Siç është e natyrshme në këto raste, nuk dështojnë individët, por skuadra. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ofroj, loja ishte pikërisht ashtu siç mendonim se do të ishte. Ne u përgatitëm të shmangnim çfarëdo që të ndodhte dhe nuk arritëm të merrnim asgjë”,- ka thënë ai.

Gjithsesi, Leeds do të duhet të rikuperohet shpejt, pasi aktualisht ndodhet në vendin e 16-të në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dukur kurrë kaq i pafuqishëm futbollisti i manchester cityt leeds united sheffield united manchester cityt manchester cityt të pep guardiolës premier league dukur kurrë kaq i pafuqishëm futbollisti i manchester cityt leeds united sheffield united manchester cityt manchester cityt të pep guardiolës premier league

Sondazh

Poll