Sport

Bora mbulon stadiumin dhe fushën, takimi i Kategorisë së Parë do të luhet në acar

15 Dhjetor 2021, 10:30 Nga DOSJA
Bora mbulon stadiumin dhe fushën, takimi i Kategorisë së

DIBËR-Peshkopia është mbuluar nga dëbora e madhe, ku nuk ka shpëtuar as stadiumi i qytetit. Skuadra e Korabit do të përballet sot në orën 13:30 ndaj Shkumbinit përballje e vlefshme për javën e 13-të e Kategorisë së Parë.

Punonjësit e stadiumit po bëjnë të pamundur për të pastruar borën, madje duke përdorur dhe zetor me strukturë druri në mënyrë që vijëzojnë fushën. Për një situatë  të tillë, nevojiten mjete më  të specializuara. Ndonëse fusha nuk është në kushte optimale, takimi është planifikuar të luhet.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kategoria e pare korabi kategoria e pare korabi

Sondazh

Poll