Sport

Më në fund, Uruguaji gjen trajnerin e ri, ai është Diego Alonso…

15 Dhjetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Më në fund, Uruguaji gjen trajnerin e ri, ai është Diego

URUGUAJI – Gati një muaj pas largimit të Oscar Tabarez, Uruguaji tani ka trajnerin e saj të ri. Natën e së martës, ndërmjet të së mërkurës, Federata Uruguajane e Futbollit zyrtarizoi përzgjedhjen e Diego Alonso (46 vjeç) në krye të pankinës ‘Celeste’. Ish-trajneri i Inter Miamit, pa klub që prej largimit nga SHBA një vit më parë, tani do të nisë një sfidë të re.

Ish-lojtari i kombëtares ‘Celeste’ (8 ndeshje), Alonso gjithashtu ka patur eksperienca të shkurtra si trajner në Uruguaji me Peñarol dhe Bella Vista. Kohëzgjatja e kontratës me trajnerin e ri të kombëtares uruguajane nuk është komunikuar, por mediat lokale evokojnë një kontratë, që së pari do të përfundojë deri në fund të kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2022.

Për saktësi, Uruguaji renditet në vendin e 7-të në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut për “Katar 2022”, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u zhvilluar. Sipas rregullores së FIFA-s, vetëm 4 skuadrat e para kualifikohen direkt për në Botëror, i 5-ti shkon në ‘play-off’.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport federata uruguajane e futbollit zyrtarizoi ish-lojtari i kombëtares ‘celeste’ ish-trajneri i inter miamit largimit të oscar tabarez miss uruguaji nuk është komunikuar oscar washington tabarez uruguaji tani ka trajnerin e saj federata uruguajane e futbollit zyrtarizoi ish-lojtari i kombëtares ‘celeste’ ish-trajneri i inter miamit largimit të oscar tabarez miss uruguaji nuk është komunikuar oscar washington tabarez uruguaji tani ka trajnerin e saj

Sondazh

Poll