Sport

Antoine Griezmann dëmtohet në kofshën e djathtë, rikthimi vitin tjetër…

15 Dhjetor 2021, 10:38 Nga DOSJA
Antoine Griezmann dëmtohet në kofshën e djathtë, rikthimi

SPANJE – Atlético Madrid humbi më shumë se derbi i Madridit të dielën e kaluar (humbje 0-2 ndaj Realit). I zëvendësuar në pjesën e parë të takimit nga Joao Félix, ndërsa ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë, mësohet se Antoine Griezmann ka pësuar një dëmtim muskulor.

Në mungesë të stërvitjes me Atléticon të martën, ai iu nënshtrua një MRI në mëngjes në klinikën universitare të Navarrës, me qendër në Madrid. Ekzaminimet zbuluan një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë, siç është zyrtarizuar nga klubi madrilen në faqen e tij të internetit. Atlético gjithashtu tregon se francezi “do të fillojë seancat e fizioterapisë, stërvitjet e përshtatura” dhe se ai “po pret evolucionin e dëmtimit të tij”.

Sipas të përditshmeve sportive madrilene ‘Marca’ dhe ‘AS’, Griezmann duhet të humbasë dy ndeshjet e fundit të vitit: udhëtimin në Sevilla, të shtunën e ardhshme (21:00) por edhe ndeshjen e javës së 9-të kundër Granadës, të mërkurën 22 dhjetor (19:00).

Kësisoj, viti 2021 tashmë mund të ketë përfunduar për sulmuesin e kombëtares franceze. Disa media spanjolle raportojnë një mungesë prej të paktën tri javësh. Një goditje për trajnerin Diego Simeone, i cili ka humbur sulmuesin e tij më pjellor në javët e fundit dhe që përveç pezullimit në Champions League në ndeshjen e kthimit kundër Liverpool, kishte përdorur “Grizou” në të gjitha ndeshjet e Atléticos që nga fillimi i sezonit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport antoine griezmann ka pësuar një dëmtim atletico madrid dy lojtare te atletico madrid me covid griezmann duhet të humbasë dy ndeshjet e fundit të vitit ish-sulmuesi i atletico madrid kundër atlético madrid trajnerin diego simeone antoine griezmann ka pësuar një dëmtim atletico madrid dy lojtare te atletico madrid me covid griezmann duhet të humbasë dy ndeshjet e fundit të vitit ish-sulmuesi i atletico madrid kundër atlético madrid trajnerin diego simeone

Sondazh

Poll