Aktualitet

‘Osmanët iu mbrojtën’/ Deklarata e BUJSHME e ambasadorit turk, hesht rektorja Golemi

15 Dhjetor 2021, 15:05 Nga DOSJA

SHKODËR– Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi ka adresuar kritikat e marra lidhur me fjalën e ambasadorit turk Murat Ahmet Yoruk disa ditë më parë në auditore. Në një shkresë zyrtare, Golemi sqaron se nuk ka tagër që të mbajë qëndrim ndaj pretendimeve të ambasadorit, ndërsa përmend edhe komentin e saj. Rektorja shton se të gjithë shqiptarët e dinë të vërtetën historike, ku shkruhet qartë e zeza në të bardhë se osmanët kanë qenë pushtues të trojeve shqiptare. E jo mbrojtëse ashtu si pretendon edhe ambasadori.

SHKRESA E PLOTË:

Dua të sqaroj opinionin publik në lidhje me diskutime që u bënë gjatë këtyre ditëve mbi vizitën e ambasadorit turke në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. E para, për qëndrimet e ambasadorit dhe të asnjë ambasadori nuk kam tagrin të flas. E dyta, për sa i takon interpretimeve që i janë bërë fjalës sime dua të sqaroj se personalisht mendoj dhe kam bindjen time se Shqipëria ashtu si shumë shtete të ndryshme që shumë mirë historia jonë i njeh si pushtues dhe për këtë biem të gjithë dakord. Fjala ime ka qenë një mesazh kortezie për vizitën e ambasadorit dhe nuk ka vënë dhe as nuk ka pasur për qëllim të merret me të vëteta historike që ne i dimë krejt mirë. Por në kontekstin e një tjetër Europë sot, që gjithnjë e më shumë po luftohet për kufij të hapur në interesat e kombeve. Mbetemi të mendimit se duhet të ecim me gjuhën e miqësisë me çdo shtet. Në luftërat botërore dhe më herët ka pasur miliona njerëz të vrarë mes shteteve europiane. Të vrarë të cilët ndërohen si dëshmorë duhet të nderohen si të tillë në përjetësi ashtu siç nderojmë dhe ne dëshmorët tanë të nderuar e të paharruar në të gjitha etapat e historisë. Por sot këto shtete europiane i kanë dhënë një leksion të një dimensioni tjetër botës, pasi pa harruar të shkuarën, sillen si kombe pa kufij.

Por çfarë tha ambasadori turk që trazoi gjithë rrjetin?

Ambasadori deklaroi se Perandoria Osmane erdhi në Shqipëri për të mbrojtur trojet shqiptare dhe jo për të pushtuar.

“Po ta shikojmënë shikojmë në planin historik Ballkani është zonë e hapjes dhe përhapjes së natyrshme të shtetit osman. Por lëvizjet e osmanëve në Ballkan nuk ishin vetëm ushtarake. Por edhe kulturore, historike. Në atë periudhë bota e krishterë po haste një përplasje të përgjakshme mes sekteve të tyre, osmanët qëndruan pranë popujve ortodoksë që përbënin shumicën e rajonit duke qenë tolerant ndaj tyre. Fara e miqësisë mes dy popujve tona është hedhur që në kohën e sulltanit Murati I. Osmanët erdhën këtu për të mbrojtur trojet shqiptare. E dini dhe rolin që ka luajtur Hasan Riza Pasha në mbrojtjen e Shkodrës,”-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet murat ahmet yoruk suzana golemi murat ahmet yoruk suzana golemi

Sondazh

Poll