Aktualitet

Pendarovski në Kosovë, takim me Osmanin e Kurtin: S’e mbështes Ballkanin e Hapur

15 Dhjetor 2021, 07:31 Nga DOSJA
Pendarovski në Kosovë, takim me Osmanin e Kurtin: S’e

KOSOVË- Ditën e sotme presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë. Pendarovski u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me një ceremoni të lartë shtetërore, e cila u zhvillua në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Gjatë vizitës së tij Pendarovski zhvilloi takime zyrtare me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurtin, si dhe me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca.

Pas takimit me Osmanin, gjatë fjalimit të tij Pendarovski ka thënë se pret që të realizohen marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu ka folur për dialogun Kosovë-Serbi duke u shprehur se vendi i tij është përkrahës i fuqishëm për një marrëveshje paqësore që nuk rrezikon vendet e tjera fqinje.

Ndërkohë Stevo Pendarovski, ka deklaruar sot gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë se është kundër Ballkanit të Hapur, pasi në këtë iniciativë marrin pjesë vetëm tre shtete dhe nuk e shikon si të suksesshëm. Të njëjtin mendim ndan edhe Osmani, e cila ka theksuar se “Open-Ballkani” është në favor të madh të Serbisë, e jo të Kosovës. Gjatë konferencës për mediat Osmani ka thënë se Kosova është pro procesit të Berlinit.

Në takimin me Konjufcën, Pendarovski ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për liberalizimin e vizave, rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Open-Ballkan i padrejtë”/ Osmani: Kosova është pro procesit të Berlinit

“Open-Ballkan i padrejtë”/Osmani dhe Pendarovski pro procesit të Berlinit

Konjufca takohet me presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski

Takimi me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Osmani hap temën e Grupit të Kumanovës

Pendarovski viziton Kosovën, pritet në takim nga Kryeministri Albin Kurti

Pendarovski: Jemi pro një dialogu Kosovë-Serbi që s’rrezikon sigurinë e shteteve

Osmani pas takimit me Pendarovskin: Zë i qartë për liberalizimin e vizave të Kosovës

Ceremonia/ Stevo Pendarovski arrin në Prishtinë

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni stevo pendarovski vizita ne kosove vjosa osmani stevo pendarovski vizita ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll