Politike

VD-Akuza për korrupsion, Basha:Kërkova heqje imuniteti, s’i trembem askujt veç Zotit

15 Dhjetor 2021, 13:39 Nga DOSJA
VD-Akuza për korrupsion, Basha:Kërkova heqje imuniteti, s’i

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se është i vetmi që është përballur me drejtësinë në politikën shqiptare. Për çështjen e famshme të Rrugës së Kombit, Basha i konsideroi akuzat ndaj tij gjatë kohës që ishte ministër i Transporteve si “sulm i keqorganizuar politik”. Më tej, kreu i PD-së shtoi se ka kërkuar gjithmonë që t’i hiqet imuniteti sa herë që ndaj tij janë ngritur akuza.

Lideri i demokratëve theksoi se i trembet vetëm Zotit.

“Unë jam i vetmi që jam përballur me drejtësinë dhe që ajo çështja e mori përgjigjen. Ajo çështje e mori përgjigjen e vet dhe ishte një sulm i keqorganizuar politik, sulme politike. E keni harruar apo jo? Ishte qesharake akuza. Ajo nuk u konsiderua as akuzë. Vendimi konkludoi se prokuroria nuk arriti që ngrinte asnjë akuzë. Unë kam kërkuar edhe të më hiqet imuniteti, kam dalë para shqiptarëve sa herë jam akuzuar. Kam qenë para drejtësisë dhe në dispozicion, prandaj jam kështu sot, ballëhapur pa askujt për t’ju trembur veç Zotit. Na akuzuan se kemi frikë reformën në Drejtësi! Pse politikanët që kanë 30 vite në pushtet, nuk janë hetuar asnjëherë. Lefter Koka është bishti pavarësisht se e ka mbiemrin Koka”, deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: Konferenca/Basha: Demokratët nuk do të bëhen në mish për top për interesa personale

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha me gazetaret 15 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha me gazetaret 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll