Politike

VD-Ndërrimi i bravave të dyerve të FRPD, Basha: E bënë ata që erdhën me Berishën

15 Dhjetor 2021, 13:54 Nga DOSJA
VD-Ndërrimi i bravave të dyerve të FRPD, Basha: E bënë

TIRANË – Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Belind Këlliçit, i cili denoncoi faktin se zyrat e tij ishin hapur dhe ishin vjedhur sendet e tij personale, duke i ndërruar edhe bravën. Basha tha se bravën e kanë thyer mbështetësit e Berishës, ndërsa shtoi se nuk mund të flitet për këtë gjë tani, në kohën kur ai ka dalë të flasë për arrestimin e Lefter Kokës.


PYETJA NGA GAZETARI: Kush i ka thyer dyert e FRPD-së pasi jo vetëm që janë ndërruar bravat, por janë vjedhur edhe sendet personale, pasi e dimë shumë mirë që ka pamje filmike, dhe nëse ka prova dhe pamje për këtë përse nuk na i vini në dispozicion ato?

LULZIM BASHA: Unë jam informuar që dyert i kanë thyer ata që erdhën me z. Berisha dhe të nesërmen është ndërruar brava, sepse sipas tyre ishte ndërruar brava. Pyetjes për bravën i jemi përgjigjur atëherë kur ishte koha e bravës. Në qoftë se doni të merreni me bravat ditën e dytë pas arresimit të Lefter Kokës kur unë bëj thirrje që para drejtësisë të jetë Edi Rama, pastaj syri qoftë, plastë syri i keq.  

LAJMI KRYESOR: Konferenca/Basha: Demokratët nuk do të bëhen në mish për top për interesa personale

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike konferenca me gazetaret lulzim basha konferenca me gazetaret lulzim basha

Sondazh

Poll