Politike

Basha për Berishën: Edhe ish-qeveria e PD ka patur korrupsion, do e luftojmë dhe atë

15 Dhjetor 2021, 12:25 Nga DOSJA
Basha për Berishën: Edhe ish-qeveria e PD ka patur korrupsion, do e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar paraardhësin e tij Sali Berisha për korrupsion. Nga selia blu përballë gazetarëve, Basha u shpreh se dhe në Partinë Demokratike ka pasur korrupsion mirëpo sot do të luftohet. Basha u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur të ecë përpara, të shkëputet nga e kaluara  dhe te zgjedhë të ardhmen më të mirë për shqiptarët.


‘Edhe ish-qeveria e PD ka patur korrupsion, jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë për të ecur drejt të ardhmes dhe sjellë ndryshimin për shqiptarët. E di që shpesh kjo retorikë  mund të duket bajate, sespe edhe ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë  të madhe për gjithë shoqërinë!!! Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!‘- u shpreh Basha.

LAJMI KRYESOR: Konferenca/Basha: Demokratët nuk do të bëhen në mish për top për interesa personale

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha me gazetaret 15 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha me gazetaret 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll