Politike

“Kanë zëvendësuar bravat”, Vokshi: Në zyrën e LDG-së kishte dokumente zyrtare

15 Dhjetor 2021, 14:29 Nga DOSJA
“Kanë zëvendësuar bravat”, Vokshi: Në zyrën

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike  Albana Vokshi akuzoi drejtuesit e PD-së se kanë shpërthyer derën e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe kanë ndryshuar bravën. Ish-kryetarja e LDG-së shtoi se në zyrën e saj kishte dokumente zyrtare dhe origjinale. Vokshi e konsideroi si veprim uzurpues dhe të dhunshëm shpërthimin e dyerve të LDG-së.

“Shpërthimi i dyerve të LDG, dhe ka zëvëndësuar bravat. Në këtë zyrë ndodhet një pjesë jo e vogël e historisë së LDG. Çdo informacion dhe dokument zyrtar e origjinal, nuk po flas për sendet e mia personale. Ky veprim është bërë pa dijeninë tonë, veprim i dhunshëm, uzurpues, jo qytetar, jo dinjitoz. Janë të pavarura nga strukturat dhe lidershipi i PD”, u shpreh Vokshi.

Ditën e sotme deputetja Albana Vokshi së bashku me mbështetës të tjerë të ish-kryeministrit Sali Berisha shkuan në selinë e PD-së, por e gjetën derën të mbyllur. Dy ditë më parë ish-kryetari i PD-së Berisha dhe ish-kreu i FRPD-së Belind Këlliçi akuzan liderin e demokratëve Lulzim Basha se urdhëroi shpërthimin e zyrave të FRPD-së, ku janë marrë materiale personale. Në komisariatin nr.1 të kryeqytetit, Këlliçi denoncoi se persona të armatosur kanë kërcënuar disa anëtarë të forumit rinor demokrat.

SHIKO DHE KËTË:

Tensione te PD/Vokshi dhe grupi i Berishës futen në seli, i ndërrojnë bravën e derës

(d.v/ dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi perplasje ne partine demokratike vokshi ne pd albana vokshi perplasje ne partine demokratike vokshi ne pd

Sondazh

Poll