Politike

KE nuk komenton situatën në PD: Shtoni afatin e organeve të vetingut!

15 Dhjetor 2021, 14:13 Nga DOSJA
KE nuk komenton situatën në PD: Shtoni afatin e organeve të

BRUKSEL – Situata në Partinë Demokratike është duke u ndjekur me interes në Bruksel. Ana Pisonero zëdhënëse e Komisionit Europian e pyetur për atë që është duke ndodhur në PD, thotë se komisioni nuk komenton apo përfshihet në çështje të brendshme të kësaj force politike.

Në emër të Komisionit Europian në përgjigjen për Top Channel, ajo thekson: “Ne do të vijojmë të kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të sigurojnë e vazhdojnë ta kenë fokusin tek reformat ku përfshihet, strukturim i mëtejshëm në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit si dhe për shtimin e kohës së veprimit përmes ndryshimit kushtetues të organeve të vetingut. Këto janë të një rëndësie kyçe për rrugën e integrimit evropian”.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni europian partia demokratike komisioni europian partia demokratike

Sondazh

Poll