Politike

Presidenti Meta takon ministrin e jashtëm të Malit të Zi, në fokus bashkëpunimi

15 Dhjetor 2021, 13:39 Nga DOSJA
Presidenti Meta takon ministrin e jashtëm të Malit të Zi, në

TIRANË –  Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim ditën e sotme Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Đorđe Radulović.

Presidenti Meta e përgëzoi Radulović për përparimin që ka shënuar Mali i Zi sidomos sa i përket procesit të integrimit europian të cilin e ka konsideruar jetik për të gjitha vendet e rajonit. Meta shprehu dëshirën që bashkëpunimi i mirë që ekziston midis dy vendeve të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, me fokus lidhjen mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Presidenti theksoi se partneriteti në NATO duhet të frymëzojë marrëdhënie më të ngushta dhe të afërta ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe se të dy qeveritë i kanë të gjitha mundësitë ta modelojnë këtë bashkëpunim në përçim të vlerave më të mira të Aleancës. Meta kërkoi gjtihashtu për një përfaqësim më të gjerë dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi dhe e quajti vendin një faktor kyç për qasjen euro-atlantike dhe europiane.

Shkrimi i plotë:

Prita sot në një takim të përzemërt, Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Đorđe Radulović. E përgëzova për përparimin, që ka shënuar Mali i Zi, veçanërisht sa i përket procesit të integrimit europian, aq jetik për të gjitha vendet e rajonit, si dhe shpreha dëshirën që bashkëpunimi i mirë që ekziston midis dy vendeve tona të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit. Theksova se partneriteti në NATO duhet të frymëzojë marrëdhënie më të ngushta dhe të afërta ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe se të dy qeveritë i kanë të gjitha mundësitë ta modelojnë këtë bashkëpunim në përçim të vlerave më të mira të Aleancës. Në veçanti apelova për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi, duke shprehur kënaqësinë që faktori shqiptar vazhdon të kontribuojë pozitivisht dhe në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha proceset demokratizuese dhe zhvillimore, duke qenë faktor kyç për qasjen euro-atlantike dhe europiane të Malit të Zi.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike đorđe radulović ilir meta mali i zi shqiperia đorđe radulović ilir meta mali i zi shqiperia

Sondazh

Poll