Politike

VD-Arrestimi i Lefter Kokës, Basha:Ministra pastrojnë para, duhet veting në politikë

15 Dhjetor 2021, 12:20 Nga DOSJA
VD-Arrestimi i Lefter Kokës, Basha:Ministra pastrojnë para, duhet

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ripërsëriti nga konferenca me gazetarët se duhet vettingu në politikë. Basha u shpreh se lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë, mirëpo problemi kryesor mbetet korrupsioni.

Basha u shpreh se një grup njerëzish kanë grabitur dhe gllabëruar çdo gjë, duke përmendur ministrat e qeverisë që sipas tij pastrojnë paratë.

‘Ditën e djeshme Prokuoria çoi në arrest ish-ministrin dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë. Bashkë kemi komunikuar pas arrestimit dhe sot dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve në lidhje me aferat e ndryshme korruptive që kemi denoncuar. Mesazhi i parë që dua të ndaj me të gjithë ju është se lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë, për shtetin ligjor për të drejtat e njeriut dhe për mirëqenien e shqiptarëve. Problemi numër një është koeeupsioni. Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur. Sot duket mjaft qartë sepse taksat që kanë marrë nga qytetarët i kanë vjedhur me njëri-tjetrin. Një skemë e ndërtuar nga persona me precedentë kriminalë. Pasi kanë vjedhur në ditën për diell, me këto para kanë paguar dhe për të mbyllur gojë. Mjafton të shikon në median tradicionale apo të re, në portale se si e kanë mbytur me reklama. Vetëm e vetëm për të heshtur e mbyllur gojët e njerëzve. Nuk kanë arritur të na mbyllin gojën ne. Nuk jemi mjaftuar me denoncime por i jemi drejtuar edhe SPAK-ut. Njësoj siç është i rëndësishëm dhe dekriminalizimi, njësoj është edhe lufta kundër korrupsionit. Pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë, asgjë nuk ndryshon. Për PD dhe për mua si kryetar i saj misioni numër një është lufta kundër korrupsionit dhe krimit. Kur një grusht njerëzish kanë grabitur dhe gllabëruar ccdo gjë. Para të buxhetit, para të pronave e taksave publike. Ministra të qeverisë pastrojnë para.Kur Amerika e vendos luftën kunder korrupsionit prioritetin e saj madhor, sepse ai cënon interesin kombëtar, po ne këtu?? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur çdo gjë? Ku ministra të qeverisë pastrojnë para dhe grabisin fonde publike??? Vetingu i politikanëve është në fakt vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin, shembull i përjekjeve tona serioze.’- u shpreh Basha.

LAJMI KRYESOR: Konferenca/Basha: Demokratët nuk do të bëhen në mish për top për interesa personale

(a.b/f.m)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha konference me gazetaret 15 dhjetor 2021 lulzim basha basha konference me gazetaret 15 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll