Politike

VD-Korrupsion në PD? Basha: S’janë më tek ne, Rama i thithi si lubi, i bëri aleatë

15 Dhjetor 2021, 13:11 Nga DOSJA
VD-Korrupsion në PD? Basha: S’janë më tek ne, Rama i thithi

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh ditën e sotme se korrupsioni nuk ndodhet brenda opozitës mirëpo te mazhoranca, pasi kryeministri i thith si lubi. Kjo ishte deklarata e thënë nga Basha gjatë konferencës për shtyp me gazetarët. Ai shtoi se Rama i ka bërë pjesë të strukturave të tij pasi kanë të njëjtat vese, duke i bërë dhe aleatë politikë.


‘Që ta luftojë atë do të thotë ta luftojmë brenda Partisë tonë. Kemi gjëra që na turpërojnë. Disa i kemi bërë publike, pothuajse aspak janë kallëzuar nga kryeministri Edi Rama. Shumë prej tyre nuk i ke më në PD. I ka thithur si lubi, disa i ka bërë pjesë të strukturave të tij. Sepse kanë të njëjtat vese. Disa i ka bërë aleatë politikë. Pra ajo që doja t’ju thoja kur përmenda korrupsionin gjatë qeverisjes tonë është se nuk jemi të pavetëdijshëm dhe se kjo plagë e madhe e shoqërisë tonë nuk është bërë vetëm nga Rama.’- u shpreh Basha.

LAJMI KRYESOR: Konferenca/Basha: Demokratët nuk do të bëhen në mish për top për interesa personale

(a.bF.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha me gazetaret 15 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha me gazetaret 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll