Politike

‘Ekonomia’/Ndryshime në buxhet, bonus për familjet në nevojë, Braçe: Shtoni fondet

15 Dhjetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
‘Ekonomia’/Ndryshime në buxhet, bonus për familjet në

TIRANË– Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi ditën e sotme ndryshimet në buxhetin 2021. Komisioni ka miratuar ndryshimin e buxhetit, që sipas ministres së financave, Delina Ibrahimajt, do të ketë rishikim të buxhetit dhe do të shtohen të ardhurat dhe shpenzimet me 18.2 miliardë lekë.

Ministrja u shpreh se qeveria do të jepë bonusin prej 5 mijë lekësh për pensionistët. Personat me aftësi të kufizuar të dhe familjet që marrin ndihmë ekonomike do të marrin një bonus prej 30 mijë lekësh të vjetra. Kështu deklaroi nga Komisionin e Ligjeve nga Drejtoresha e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Mimoza Dhëmbi.

Deputeti socialist, Erion Braçe kërkoi që të bëhej publik fatura e rindërtimit, duke kërkuar më tej që të mos shpërdorohen fondet publike. Një thirrje, Braçe e pati dhe për sektorin e bujqësisë, duke kërkuar që të shtohen fondet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Festat e fundvitit/QEVERIA miraton bonusin për familjet me ndihmë ekonomike

Braçe te Ekonomia: Shtoni fonde te Bujqësia, mos shpërdoroni paratë publike

Braçe me kritika të forta: Duhet transparencë me Rindërtimin, sa është fatura?

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni i ekonomise 15 dhjetor 2021 komisioni i ekonomise 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll