Politike

VD-Braçe te Ekonomia: Shtoni fonde te Bujqësia, mos shpërdoroni paratë publike

15 Dhjetor 2021, 11:06 Nga DOSJA
VD-Braçe te Ekonomia: Shtoni fonde te Bujqësia, mos shpërdoroni

TIRANË– Deputeti socialist, Erion Braçe u shpreh ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë se duhen shtuar fondet te Bujqësia. Me tone të larta, Braçe deklaroi se nuk duhen shpërdoruar paratë publike pasi situata në të cilën ndodhet Shqipëria është e keqe.


‘Akoma më mirë bëjmë që shtojmë fondet te bujqësia. 600 milionë lekë, për ata njerëz është jetike. Viti nuk ka qenë i mirë edhe për shkak të kushteve klimatike, kufizimeve në transport për eksportet e produkteve tona. Ajo që më shqetëson është që të realizohen investime deri në fund të nëntorit 53 për qind, tregon inefiçencë totale të përdorimit të parasë publike. Bëjmë gjithë këtë sakrificë dhe nuk i shpenzojmë dot. Kjo tregon që jemi keq, ta themi siç është. Secili prej anëtarëve të qeverisë veçanërisht në sektorët kyç ku janë adresuar investimet publikë duhet të bëjë analizën e vet.  Inflacioni ka vajtur 3.2 për qind, imagjinoni cili do të jetë efekti i këtyre pagesave deri në 15 janar.’- u shpreh Braçe.

LAJMI KRYESOR: ‘Ekonomia’/Ndryshime në buxhet, bonus për familjet në nevojë, Braçe: Shtoni fondet

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace komisioni i ekonomise 15 dhjetor 2021 erion brace komisioni i ekonomise 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll