Politike

VD-Braçe me kritika të forta: Duhet transparencë me Rindërtimin, sa është fatura?

15 Dhjetor 2021, 10:53 Nga DOSJA
VD-Braçe me kritika të forta: Duhet transparencë me

TIRANË-Deputeti socialist, Erion Braçe kërkoi në Komisionin e Ekonomisë që të bëhet publike fatura e rindërtimit. Braçe u shpreh se komisioni duhet të ketë informacion për rindërtimin dhe për faturën e plotë. Sipas Braçes, fatura e qirave shkon 28 mln dollarë në vit mirëpo vitin e ardhshëm duhet të dinë dhe sa do duhet të paguajnë.


‘Nuk ndodh askund në botë që ti thuhet stop ekonomisë se do ndikojë në zgjedhje. Njerëzit duan ekonominë, të ardhurat në shtëpitë e tyre. Duhet ta shihni ju në nivel ekonomik dhe politika. Po të bësh stop 5 muaj dhjetori do ta hajë. Shiheni sepse është problem i madh dhe bëni përpjekjen që paratë të shpenzohen, të mos shkojnë me deficitit. Shpenzoni paratë. Nuk ka detyrim tjetër për një minister. Unë e dija histori të mbaruar nuk e dija që vazhdoka verifikimi nga Instituti i Ndërtimit dhe shpallja e të tjerë objekteve të rrezikuara. Unë mendoj që komisioni të marrë informacione. Kjo fatura e qirave që shkon 28 mln dollarë në vit është shumë. Natyrisht që kemi detyrime ndaj atyre njerëzve sepse janë jashtë, por duhet të shikojmë, të ketë edhe transparence dhe disiplinë dhe bashkitë duhet të jenë elementë kyç i disiplinës dhe transparencës në këtë histori. Shkojnë 55 miliardë lekë, këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe do na duhet të dimë faturën e plotë të paguar deri tani dhe sa do na duhet të paguajmë për rindërtimin nga fondet e buxhetit të shtetit, taksapaguesve të huaj por edhe fondeve të huaja.’– u shpreh Braçe.

LAJMI KRYESOR: ‘Ekonomia’/Ndryshime në buxhet, bonus për familjet në nevojë, Braçe: Shtoni fondet

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace komisioni i ekonomise 15 dhjetor 2021 erion brace komisioni i ekonomise 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll