Politike

VD-Shpërblimi për sportistët shqiptarë, sa do të përfitojnë Calja dhe Qerimaj

15 Dhjetor 2021, 12:37 Nga DOSJA
VD-Shpërblimi për sportistët shqiptarë, sa do të

TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka bërë me dije se nga sot të gjithë sportisët elitarë të peshëngritjes do të shpërblehen njësoj sipas rregulloreve ndërkombëtare. Teksa bëri publik vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave për disa ndryshime në ligjin për shpërblimet e sportistëve shqiptarë elitarë që përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombëtare, Kushi u shpreh se përsa i përket sportit të peshëngritjes, për herë të parë sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat shtytje shkëputje dhe dygarëshin se me vendimin më parë ata shpërbleheshin vetëm për dy garësishin.


“Briken Çalja do shpërblehet e vlerësohet njësoj si peshëngritësit e tjerë evropianë e botërorë. Por jo vetëm Brikeni por dhe Erkand Qerimaj e të tjerë që muajt e fundit na kanë nderuar në kapionate evropiane. Lajme të mira vijnë edhe për sportistët elitarë, ata që e përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombërtare. Me vendimin e sotëm miratuam disa ndryshime në kriteret, shpërblimin e trajtimin e sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerët e tyre. Qëllimi t’i motivojmë sa më shumë e për t’i krijuar kushtet për të ushtruar sportin. Konkretisht masat e shpërblimit janë parashikaur sipas fashave të rezultateve në secilin prej kampionateve”, tha më tej në lidhje me këtë projektligj ministrja Kushi.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike evis kushi vkm 15 dhjetor 2021 evis kushi vkm 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll