Politike

“Ka të armatosur në PD”/ Policia nis hetimet, nuk dorëzohen pamjet e kamerave

15 Dhjetor 2021, 12:13 Nga DOSJA
“Ka të armatosur në PD”/ Policia nis hetimet, nuk

TIRANË– Kanë kaluar dy ditë prej denoncimit të Belind Këlliçit për vjedhjen e zyrës së FRPD-së dhe pretendimeve se i janë marrë materiale pune dhe personale në brendësi, nga persona brenda Partisë Demokratike dhe policisë nuk i janë dorëzuar pamjet e kamerave të sigurisë.

Policia ka bërë këqyrjen e ngjarjes dhe ka administruar të gjitha materialet që pretendohen se mund të shërbejnë për të hetuar në lidhje me denoncimin. Kërkesa zyrtare për dorëzimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë është nisur mirëpo ende nuk janë dorëzuar dhe pritet të administrohen zyrtarisht.

Ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi bëri më 13 dhjetor, denoncimin se në selinë e PD janë bastisur zyrat dhe i janë vjedhur gjërat personale që kishte lënë brenda. Në Komisariatin nr.1. Këlliçi bëri po atë ditë denoncimin brenda në Komisariatit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belind kelliçi perplasje ne partine demokratike belind kelliçi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll