Politike

VD-A mban qeveria përgjegjësi politike për Lefter Kokën? Ahmetaj: Është individuale

15 Dhjetor 2021, 12:07 Nga DOSJA
VD-A mban qeveria përgjegjësi politike për Lefter Kokën?

TIRANË– Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ahmetaj u shpreh se qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi, pasi është individuale.


Ahmetaj: Në kuadrin e rindërtimit, vazhdon me shpejtësi, sot janë akorduar disa bashkive për shkolla, rreth 3.2 mld lek, që bën të mundur vazhdimin e rindëritmit.  Këtë vit dhe një javë më parë buxheti me ndryshimet  ka shkuar 350 milionë dollarë.

Pyetja: A mban qeveria përgjegjësi politike dhe morale që një sërë ministrish kanë lejuar që Koka të marrë miliona dollarë rryfshet,

Ahmetaj: Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është kolektive as politike.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u vu në pranga ditën e djeshme bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Dosja.al ka mësuar se Koka është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që mban firmën e prokurorit Klodian Braho e gjyqtarit Erion Bani. Në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë që akuzohen si bashkëpunëtorë në këtë skemë korrupsioni, të identifikuar me inicialet K.Z. dhe S.B.. Mbi të gjithë rëndon kryerja e 4 veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ahmetaj vkm 15 dhjetor 2021 arben ahmetaj vkm 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll