Politike

‘Vajti kilja e vajit sa mjalti’, Rama i kthehet komentuesit: Po ç’lidhje ka kjo?

15 Dhjetor 2021, 11:24 Nga DOSJA

TIRANË – Kryeministri Rama ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook një postim në lidhje me rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, por është përballur me akuzat e një komentuesi, i cili i ka kërkuar llogari numrit 1 të qeverisë për rritjen e çmimeve të ushqimeve.

“Bravo me këtë rast rriten çmimet e ushqimeve pak më shumë e rrogat po aq… Mos ndërto më shkolla se vajti kilja e vajit si kile mjalti”, shkruante qytetari në komentin e tij përbri postimit të Ramës.

E ky i fundit, nuk është kursyer aspak në përgjigjen e dhënë, teksa i thotë se, sistemi është ndërruar në vitin 1990 dhe nuk i përcakton shteti çmimet, por tregu.

“Po çfarë lidhje ka ndërtimi i shkollave me kilen e vajit! I dashur ne e kemi ndërruar sistemin në vitin 1990 dhe çmimet në këtë sistem i përcakton tregu, jo shteti, quhet kapitalizëm, jo komunizëm…”, shkruan Rama në reagimin e tij.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama facebook replika edi rama facebook replika

Sondazh

Poll