Politike

Aktivistja Evi Kokalari padit në SPAK deputetin e PD, Ervin Salianji për shpifje

15 Dhjetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
Aktivistja Evi Kokalari padit në SPAK deputetin e PD, Ervin Salianji

TIRANË – Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka dorëzuar në SPAK padinë për shpifje ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Ende nuk dihet se për cfarë shpifjeje bëhet fjalë këtë herë, ndërsa akoma s’ka asnjë reagim nga vetë Kokalari apo Salianji për këtë padi.

Kjo nuk është hera e parë që aktivistja Kokalari depoziton një padi në SPAK ndaj deputetit Salianji. Kujtojmë që, në 22 nëntor të këtij viti, ajo ka depozituar padinë në SPAK, ndërsa shkruante asokohe se shkak ishin bërë disa deklarata të  Salianjit, i cili shprehej se bashkëshorti i saj kishte lidhje me ‘Agimin e Artë’ dhe Lobin Grek.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ervin salianji evi kokalari padi ne spak ervin salianji evi kokalari padi ne spak

Sondazh

Poll