Politike

Meta ktheu ligjin ‘Për bashkëqeverisjen’! Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin

15 Dhjetor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Meta ktheu ligjin ‘Për bashkëqeverisjen’! Komisioni i

TIRANË– Ditën e sotme, Komisioni për Çështjet Ligjore ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, për kthimin e ligjit të Bashkëqeverisjes.

Deputetët e maxhorancës votuan kundër dekretit të kreut të shtetit. Dekreti i Metës mori 3 vota pro dhe 11 kundër në Komision, ndërsa tashmë do t’i shkojë Kuvendit për t’u votuar.

Ministrja Elisa Spiropali e pranishme në komision tha se arsyet e presidentit për kthimin e ligjit janë të pabazuara. Deputetët e opozitës kundërshtuan sërish “Bashkëqeverisjen”, duke e cilësuar atë si akti-kushtetues.

LAJMI KRYESOR: ‘Bashkëqeverisja’/Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës, DISKUTIMET

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve 15 dhjetor 2021 komisioni i ligjeve 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll