Politike

PD Korçë dhe Vlorë konfirmojnë: Më 18 dhjetor shkarkojmë Bashën

15 Dhjetor 2021, 11:46 Nga DOSJA
PD Korçë dhe Vlorë konfirmojnë: Më 18 dhjetor

TIRANË – Degët e Partisë Demokratike në Korçë dhe Vlorë kanë konfirmuar qendrimin e tyre në lidhje me Kuvendin e datës 18 dhjetor, ndërsa bëjnë me dije se do të votojnë pro shkarkimi të kryetarit Lulzim Basha. Sipas tyre, votimi do të bëhet në selinë e Partisë Demokratike, teksa shprehen të vendosur në shkarkimin e kryedemokratit Basha.

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike këtë të mërkurë ka ndërmarrë një lëvizje të rradhës duke cuar në gjykatë ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Ndryshimet në Statut i propozoi Kuvendi i thirrur nga Berisha. Ndryshimet në Statut ia propozoi Kuvendit të thirrur nga Berisha, 4.935 delegatëve por edhe militantëve të pranishëm, deputeti Oerd Bylykbashi.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar datën dhe oraret se kur do të zhvillohet referendumi që do të zhvillohet për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’ Berisha bën të ditur se referendumi do të zhvillohet më 18 dhjetor nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Kjo lëvizje e Berishës, vjen në një kohë kur kreu i PD, Lulsim Basha ka deklaruar se po me 18 Dhjetor do të mbledhë demokratët në Kuvendin e PD-së, aty ku do të diskutojnë dhe marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike pd korce pd vlore shkarkimi i bashes pd korce pd vlore shkarkimi i bashes

Sondazh

Poll