Politike

Lëvizja e Berishës! Zhvillon referendumin për shkarkimin e Bashës më 18 Dhjetor

15 Dhjetor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Lëvizja e Berishës! Zhvillon referendumin për shkarkimin e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar datën dhe oraret se kur do të zhvillohet referendumi që do të zhvillohet për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’ Berisha bën të ditur se referendumi do të zhvillohet më 18 dhjetor nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

POSTIMI I BERISHËS:

Të dashur miq, vendndodhjet e qendrave të votimit, ku do zhvillohet referendumi do bëhen të ditura sipas degëve gjatë ditëve ne vijim!

Kjo lëvizje e Berishës, vjen në një kohë kur kreu i PD, Lulsim Basha ka deklaruar se po me 18 Dhjetor do të mbledhë demokratët në Kuvendin e PD-së, aty ku do të diskutojnë dhe marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme.

Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, duke përjashtuar dje nga një mbledhje nga Këshilli Kombëtar i PD-së, të gjithë mbështetësit e Berishës, duke i zëvendësuar të gjithë anëtarët e Kryesisë. Por kundërpërgjigja e vendimit të Bashës, erdhi sot, me hyrjen në PD të Berishës dhe mbështetësve të tij. Lufta mes palëve ka nisur, por nuk dihet përfundimi…

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll