Politike

Balla në Kosovë/Takon Albin Kurtin dhe Lumir Abdixhikun:Vijon puna për bashkëpunimin

15 Dhjetor 2021, 08:17 Nga DOSJA
Balla në Kosovë/Takon Albin Kurtin dhe Lumir Abdixhikun:Vijon puna

KOSOVË- Gjatë qendrimit në Kosovë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapsirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Sipas Ballës do vijojë puna për forcimin dhe bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve parlamentare.

‘Takim me Kryeministrin e Kosovës, Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapsirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Do të forcojmë bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve tona parlamentare. Takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku. Rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe e Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Europian. LDK si anëtare e PPE luan një rol të rëndësishëm në çuarjen përpara të kësaj axhende‘-shkruan Balla.

(f.i/m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike rajoni albin kurti lumir abdixhiku taulant bala albin kurti lumir abdixhiku taulant bala

Sondazh

Poll