Politike

Zhvendosja e KZAZ, reagon PD, Shehu: Lajthitje, t’i çojnë në sallat e operacioneve

22 Qershor 2019, 10:50 Nga DOSJA
Zhvendosja e KZAZ, reagon PD, Shehu: Lajthitje, t’i çojnë

TIRANE- Partia Demokratike ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të trasferuar disa KZAZ në vatrat e nxehta që mund të sjellin përplasje dhe konflikt.

Ish-deputeti Tritan Shehu, shkruan në rrjetet sociale se KQZ kërkon një vrimë miu, dhe për këtë i sugjeron t’i transferojë këtoë qendra në salla të operacioneve, sepse aty janë më të sigurta.

Reagimi i plotë:

KQZ kerkon “vrime miu”!
Lajthitje nen panik e KQZ dhe atyre qe e urdherojne, kerkojne te gjejne “vrime miu”!
Skandal i vertete ajo qe lexova, KQZ vendos qe nje pjese e qendrave te votimit te transferohen nga shkollat apo diku tjeter ku jane, ne Qendrat Shendetesore!
Une do tu propozoja per te qene me te “sigurte” e izoluar t’i vendosin ne Sallat e Operacionit. Nuk mendoja se marrezia e injoranca mund te arrinte deri ne kete pike.
Por ketu kemi te bejme edhe me nje denigrim te thelle, mungese ekstreme njohje e respekti per sistemin tone shendetesor, personelin e punen e tij.
Ku eshte Ministira e Shendetesise ne kete vendim absurd.
Apo prandaj deklaronte qe po i rinovonte keto Qendra, per t’i kthyer ato ne “bunkere” paligjeshmerie e injorance!

Në mbledhjen e sotme të KQZ, mazhoranca ka vendosur me 4 vota pro që të ndryshojë ambientet e KZAZ nr.11 në Kukës.  KZAZ në Kukës do të vendoset në një ambient privat, me qëllim shmangien e përplasjeve me PD.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tritan shehu zbrazja e kzaz-ve te votimit tritan shehu zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll