Politike

Pak orë pas protestës Basha tregon sesi do të zgjidhet kriza politike

22 Qershor 2019, 09:54 Nga DOSJA
Pak orë pas protestës Basha tregon sesi do të zgjidhet kriza

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Ai thekson edhe njëherë sot se 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes.

Reagimi i plotë:

Oqeani i shpresës mbrëmë në Tiranë, ky bashkim madhështor i vullneteve të qytetarëve është besimi i çdo shqiptari tek ndryshimi që po vjen.

Kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Rruga për të dalë prej saj kalon përmes standarteve europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes. Largimi i tij është vetëm fillimi.

Ne duhet të ndryshojmë thellësisht politikën dhe ekonominë bazuar mbi vlerat dhe parimet e demokracive të Perëndimit, që kurrë më, askush të mos marrë peng të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre duke shkrirë në një shtetin me krimin dhe oligarkinë.

Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë njëherë e përgjithmonë që Shqipëria të mos jetë më ajo që duan këta, Edi Rama, kriminelët, politikanët dhe oligarkët grabitqarë, por të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve, #ShqipëriaSiEuropa.

Opozita e bashkuar mbajti dje protestën e saj të 9-të kombëtare para kryeministrisë. E gjithë protesta vijoji e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve përsëriti dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën. Në këtë protestë pati disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha zgjedhjet e 30 qershorit edi rama kriza politike lulzim basha zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll