Politike

Zbardhet dëshmia e Spahisë, ish-deputeti me dy gishta lart: Shkova për të qetësuar turmën

22 Qershor 2019, 10:26 Nga DOSJA
Zbardhet dëshmia e Spahisë, ish-deputeti me dy gishta lart: Shkova

Shkodër- Në dëshminë e tij në Gjykatën e Shkodrës Bardh Spahia është shprehur shkoi  për të qetësuar turmën pasi situata ishte e e tensionuar. Ai ka theksuar se arrestimi tij ka qenë një prapaskenë politike.

Ngjarjet për të cilat po diskutojmë sot është se shohim qytetarë që mbështesin ligjshmërinë. Po bëj një parantezë pasi sot jemi përballë një përplasje të fortë politike. Janë bërë akte nga ana e policisë në mënyrë të pa-autorizuar.  Për këtë kemi marre informacion nga qytetarët.  Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik pronë e bashkisë Shkodër.  Morëm informacion se kishte tension dhe jemi drejtuar për atje.  Drejtuar nga pallati tek shkolla. Materiale zgjedhore ndodheshin në një ambient të pambrojtur. Kërkuam që situata të qetësohej. Qetësuam situatën pasi ishte e tensionuar. Arrestimi im ka qenë me prapavijë politike, prapaskenë politike.  Mendoj që gjykata duhet ta shikojë këtë. Të zbatohet ligji.  ”, është shprehur ai.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për të 5 ndaluarit pas tensioneve në KZAZ nr.3 në këtë qytet, ku u dogj edhe një shkollë e cila ishte kthyer në KZAZ.  Gjykata la në burg punonjësit e bashkisë Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi. Detyrim paraqitjeje për Orlando Thepin, e arrest shtëpie për Adi Garucin dhe Aleks Ndojin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i bardh spahise ndalohet bardh spahia zbardhet dëshmia e spahisë arrestimi i bardh spahise ndalohet bardh spahia zbardhet dëshmia e spahisë

Sondazh

Poll